Këngëtarja më e njohur në trevat ballkanike është kapur mat nga paparacët ndërsa është puthur në makinë me të dashurin e saj të ri.

Ekipi e emisonit Paparaco love e ka ndjekur këngetaren kroate në orët e vona të natës duke e fotografuar në çastin kur ajo mbërrin në shtëpi e shoqëruar me një mashkull të panjohur rreth të 40-ve.

Ata kishin qenë në një darkë dhe ktheheshin në shtëpi shumë të dashuruar dhe të përqafuar.

Tomica Petrovic, menaxher i Severinës ka deklaruar se, Severina dhe Darko Marjanovic janë miq prej vitesh dhe kanë darkuar së bashku, duke theksuar se kjo nuk ishte puthje mes dy të dashuruarve, por puthje mes dy miqsh.