Kosovë, 3 korrik 2014 – Në farmacitë e Kosovës shiten ilegalisht stimulantë seksualë. Një investigim i gazetës “Zëri” ka zbuluar se këto produkte, që tregtohen në formë të lëngshme dhe konsumohen me pika, kushtojnë nga 20 deri në 25 euro për një pako, e cila ka brenda gjithsej 20 mililitra lëng.
Të ashtuquajturat “Spanish Sex Drops D8” shiten ilegalisht në pothuajse secilën farmaci të Prishtinës, pa u penguar nga askush, ndonëse përdoren kryesisht për qëllime abuzive seksuale.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





