Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar fantastik sezonin veror për Portin e Durrësit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë foto të dy superjahteve luksoze, Lürssen dhe Koru, që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit.
“Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit.
Sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi”, shkruan Rama në Facebook.