Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” një video me qendrat shëndetësore që janë në gatishmëri për të ndihmuar pushuesit dhe turistët në gjithë sezonin veror në vend.
“MIRËMËNGJES
dhe me zinxhirin plotësisht të ripërtërirë të qendrave shëndetësore verore për përballimin në gatishmëri të plotë të sezonit turistik nga ana e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor, ju uroj një ditë të bukur
”, shkruan Rama.





