Në moshën 32-vjeçare, Mohamed Salah po shijon padyshim sezonin më të mirë të karrierës së tij.salahSulmuesi egjiptian ka arritur tashmë 17 gola dhe 13 asistime në Premier Ligë dhe po e tërheq Liverpulin e tij në krye të tabelës.
Një dominim absolut, një moment magjik i prishur vetëm nga një rinovim kontrate që ishte i ngadalshëm në mbërritje.
Në fund të ndeshjes së fituar dje 5-0 në fushën e Uest Hem-it, ai dërgoi sinjale të reja: “Ne jemi ende larg marrëveshjes. Dua të jap ndonjë lajm dhe të flas për këtë, por në realitet asgjë nuk ka ndryshuar”, tha Salah, i cili mban veshur fanellën e të kuqve që nga viti 2017.
Javët e fundit shtypi anglez ka njoftuar një marrëveshje për një zgjatje dyvjeçare, megjithëse nuk është marrë asnjë konfirmim.