12 maj 2015 – Edhe pse pushuesit e kanë nisur prej ditësh sezonin e plazhit, bashkia po punon për të arrit synimet për një bregdet të pastër ditën e çeljes së tij. Sot, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako inspektoi punën që po bëhet në brezin e rërës. Dako, deklaroi se  po punohet për ti paraprirë të gjithë problemeve të mundshme, ku prioritet i është dhënë krijimit të kushteve sa më të mira për të gjithë pushuesit: “Turizmi është një nga prioritetet kryesore të Bashkisë sonë. Po punojmë me intensitet për krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë turistët vendas dhe të huaj që do të vizitojnë Durrësin gjatë këtij sezoni turistik. I kemi marrë masat e nevojshme për pastrimin e plazhit dhe tashmë jemi në fazën e fundit që ka të bëjë me procesin e plugimit dhe dezinfektimit i cili përfundon në pak ditë”.

Mësohet se, aktualisht po punohet për plugimin dhe dezinfektimin e plazhit në 17 hektarë.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”