Policia e Tiranës ka dhënë disa udhëzime se si do të bëhet qarkullimi rrugor përgjatë sezonit turistik. Për qëllim të mbarvajties së sezonit turistik Verë 2017, do të ndalohet qarkullimi i mjetetve të tonazhit të lartë nga ora 06:00 deri në orën 22:00 në autostradën Tiranë-Durrës dhe në aksin Vorë-Rinas. Këto mjete sipas njoftimit do të mund të përdorin akset Tiranë – Ndroq – Durrës dhe Tiranë – Kamëz.
Njoftimi i policisë
Për qëllim të mbarëvajties së sezonit turistik Verë 2017, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë marra masat: Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të lartë nga ora 06:00 deri në orën 22:00, në segmentet rrugore:
Autostrada Tiranë – Durrës
Vorë – Rinas
Mjetet e tonazhit të lartë mund të kalojnë në segmentet Rrugorë,
Tiranë – Ndroq – Durrës
Tiranë – Kamëz
Këto masa do të vazhdojnë deri në përfundim të sezonit turistik Verë 2017
Gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes me respektimin e rregullave të përcaktuara në Kodin Rrugorë, duke mbajtur distancat e sigurisë midis mjeteve dhe respektimit të limiteve të shpejtësisë.