Ndërsa Durrësi pritet të hapë sezonin turistik dhe të presë turistët dhe pushuesit e parë, nënkryetari i bashkisë, Florian Tahiri ka qenë sot në Prishtinë, si pjesë e delegacionit shqiptar me në krye ministrin e Turizmit Blendi Klosi.

“Sot në Prishtinë si pjesë e delegacionit Shqiptar të organizuar nga Ministri i Turizmit z. Blendi Klosi dhe Ministri i Industrisë dhe Tregtisë z. Indrit Shala mbi përmirësimin e shërbimeve mikpritëse midis dy territoreve Shqiptare në prag të sezonit turistik”, shkruan Tahiri në Facebook.