Policia Bashkiake e Durrësit vijon lirimin e hapsirave publike në zonën e plazhit të cilat janë zënë në mënyrë të paligjshme nga ana e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në atë zonë.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Bashkia Durrës bën me dije se e gjithë vija bregdetare po monitorohet dhe mbahet në kontroll nga patrullat e saj.
Gjithashtu patrullat e policisë ”nuk do të lejojnë asnjë subjekt të hedhë mbetje urbane jashtë orarit që ka vendosur Bashkia e Durrësit” thuhet në postim.
Postimi i plotë:
Në kuadër të planit të masave për fillimin e sezonit turistik , Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, IMTV-n, Shërbimet Komunale Plazh, vijojnë lirimin e hapësirave publike në zonën e plazhit.
E gjithë vija bregdetare po monitorohet dhe mbahet në kontroll nga patrullat e Policisë Bashkiake. Gjatë gjithë sezonit turistik veror 2021 strukturat tona do të jenë prezente në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve.
Një vëmendje e veçantë po i kushtohet ndotjes së mjedisit , patrullat tona do të kryejnë kontrolle duke mos lejuar asnjë subjekt të hedhë mbetjet urbane jashtë orarit të përcaktuar nga Bashkia Durrës.





