Kryeministri Edi Rama thotë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i turistëve ka njohur një rritje prej 42%, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.
Ndër të tjera Rama ka zbuluar edhe 5 destinacionet që janë më të preferuara për turistët në vendin tonë.
“Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj. Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:
Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë,
Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë,
Parku, Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë,
Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë,
Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë”, shkruan Rama në Facebook.





