Puna për pastrimin e Durrësit vijon 24 orë pa pushim.
Këtë bën të ditur kryebashkiakja Emiriana Sako në postimin e saj më të fundit.
Teksa ka ndarë pamjet nga inspektimi në terren me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Sako thekson se “pastrimi dhe mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore jo vetëm e jona si institucion vendor por e të gjithë qytetarëve“.
Postimi i plotë:
I kemi marrë të gjitha masat për një mjedis të pastër sidomos gjatë sezonit turistik. ![]()
![]()
Me ministren e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro duke monitoruar nga afër punën që bëhet për pastrimin e bregdetit dhe të qytetit.
Punojmë pa pushim 24 orë në terren në shërbim të qytetit dhe qytetarëve por edhe pushuesve të shumtë që vizitojnë Durrësin.
Pastrimi dhe mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore jo vetëm e jona si institucion vendor por e të gjithë qytetarëve. ![]()





