Në fillim të sezonit veror, që përkon me rritje të madhe të pacientëve që kërkojnë ndihmë, spitali i Durrësit ka funizuar me barnat e nevojshme të gjithë repartet e tij. Numri i infermierëve është dyfishuar ndërsa janë rritur nivelet e gatishmërisë nga shefat e reparteve. Deklarata është bërë nga nëndrejtori i spitalit të Durrësit, mjeku Endri Shehu.

Ishte prefekti i Durrësit ai i cili kërkoi nga të gjithë drejtuesit e institucioneve marrjen e masave konkrete për sezonin veror, i cili në Durrës sjell me vete edhe problematikat e tij. Numri i urgjencave shkon rreth 500 në ditë tek të rriturit e po kaq edhe tek pediatria e fëmijëve pa llogaritur në qendrat shëndetësore.

Ndjekim deklaratën e mjekut Endri Shehu.

K.H.