Shkolla ’’Marie Kaçulini’’ fiton vendin e parë në sfidën e katërt të Kodimit duke krijuar projektin e quajtur ’’Smart City’’. Konkursi u organizua nga Këshilli Britanik me synimin për të frymëzuar fëmijët për të zgjidhur problemet që ata njohin në mjedisin e tyre duke përdorur pajisjet mikrobit. Shkolla ’’Met Hasa’’, po nga Durrësi fiton vendin e dytë, kurse shkolla ’’Gur i Zi’’ nga Elbasani fiton vendin e tretë.

Konkursi u organizua si pjesë e programit “Shkollat ​​e Shekullit 21”, i cili zbatohet në Shqipëri nga Këshilli Britanik në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe financohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Këshilli Britanik është jashtëzakonisht i shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në konkurs gjatë pandemisë, kështu që konkursi u zhvillua në internet për herë të dytë këtë vit. Shkollat ​​prezantuan projektet e tyre në formatin dixhital, ku juria përzgjodhi 10 projektet më të mira për t’u prezantuar në finalen e eventit ’live’. Nxënësit e shkollës fillore treguan edhe një herë se sa lehtë përshtaten dhe sa mirë i menaxhojnë teknologjitë dixhitale.

Projekti fitues i quajtur ’’Smart City’’ u krijua nga nxënësit Amelia Lloshi, Roan Garipi, Irsi Cenolli, Luis Bido, Greis Mihali dhe Kevin Keta nën mentorimin e mësueses Albana Myrta dhe Elteva Çelmeta. Projekti synon të ndihmojë funksionimin sa më të mirë të institucioneve përkatëse në qytetin e Durrësit, për të gjithë banorët, por sidomos për ata me aftësi ndryshe. Fituesit thanë se ishin jashtëzakonisht të lumtur për fitoren dhe se shpresojnë që projekti i tyre të ndihmojë shkollën e tyre, por edhe komunitetin e gjerë në zgjidhjen e problemeve reale. 

Në fjalën e tij hyrëse Zëvendës Ambasadori Z. Jason Ivory përgëzoi fituesit, por edhe të gjithë pjesëmarrësit dhe shprehu mirënjohjen e tij për zgjedhjen e temave të projekteve nga nxënësit sidomos për zhvillimin e tyre gjatë veshtirësive të pandemisë:

“Programi ’Shkollat e Shekullit 21’ është bashkëpunimi më i rëndësishëm në fushën e arsimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka paraqitur shumë sfida. Sidoqoftë, fakti që keni qenë në gjendje të vazhdoni të merrni pjesë në Sfidën e Kodimit tregon se si situatat e jashtëzakonshme mund të na shtyjnë të përshtatemi dhe të zhvillojmë më tej aftësitë’.

Gjithashtu do te vleresoja qe pjesemarrja ne kete projekt kaq te rendesishem per kohet qe po kalojme, dhe eshte nje cmim e vleresim per te gjitha shkollat pjesemarrese duke ju motivuar akoma dhe me shume ne perdorimin e njohurive dhe aftesive te marra edhe ne aktivitetet te tjera”.