Sfida kryesore e rrjeteve sociale, një vit më parë ishte “Ice Bucket Challenge”, pjesë e së cilës u bënë edhe shumë personazhe të njohur. Por këtë vit është shpallur një sfidë të re e cila quhet “Fishbras”. Sfida është tërësisht femërore. Vajzat duhet të postojnë një foto ku dalin pa reҫipeta, por në vend të tyre, për t’u mbuluar duhet të mbajnë me duar një peshk.
Mjafton të nominosh shoqet që do të bëhen pjesë e kësaj sfide dhe të shohësh rezultatin nëse do ta përballojnë apo jo. Me hashtagun #Fishbras mund të shohësh me mijëra foto, që ia kanë dalë me sukses kësaj sfide. Duket se kjo sfifë është pëlqyer dhe i është dukur interesante vajzave që kanë pozuar në këtë stinë të nxhehtë.





