Tiranë, 19 gusht 2014 – Këngëtarja Rita Ora i është bashkuar yjeve të tjerë si Oprah Winfrey, Justin Timberlake, Jennifer Lopez, Eva Longoria e Justin Bieber, që i janë nënshtruar sfidës së kovës së ujit. 

E njohur si Ice Bucker Challenge, ajo është një sfidë bamirësie. Kujtojmë këtu se të gjithë sfiduesit që marrin pjesë, dhurojnë edhe 10 dollarë.

Nëse nuk marrin pjesë, duhet të japin 100 dollarë për bamirësi, që shkojnë tek ALS Association. Në vendin tonë, këtë sfidë e ka realizuar edhe Flori Mumajesi. 

Ai ka ftuar në sfidë edhe kryeministrin Edi Rama, por edhe Lorik Canën, Getoar Selimin, Elvana Gjatën, etj.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/