Interi përballet me Milanin të martën mbrëma, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të UEFA Champions League. Zikaltërit kanë fituar 2-0 në aktin e parë, ndaj të martën nevojitet thjeshtë menaxhim rezultati. Në prag të sfidës ka folur për mediat trajneri i Interit, Inzaghi.

“Luajmë një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe duhet të futemi në fushë sikur gjithçka të jetë barazim 0-0. Duhet të japim gjithçka që t’ia dalim të mbajmë gjallë ëndrrën tonë. Kemi në dispozicion thuajse të gjithë lojtarët dhe Lukaku është në formë, por nuk besoj që mund të luajë tre ndeshje në 7 ditë. Megjithatë vlerësimet për formacionin i bëjmë nesër.

Nuk mendoj aspak për arbitrimin nesër, por për atë që ne duhet të bëjmë në fushë. Arbitri do të dijë të jetë profesionist dhe të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne, të përqendrohemi te loja jonë” – Tha ai.