I riu nga Vlora, Arben Abazaj, është një njeri shumë i apasionuar pas natyrës.
-3 gradë dhe temperaturat nuk janë problem për pasionin e Benit, djali që çdo stinë apo temperaturë gjen paqen shpirtërore dhe fizike në detin me diell apo dallgë.
“Të notoj me delfinët këto krijesa paqësore , zemra më bën të dal vendit!—shprehet plot emocion Arbeni.
Miqtë e mirë të Benit janë, deti dhe bukuritë që ai mbart.Vlonjati është filmuar teksa lahet në det, të cilin i thur edhe disa vargje.
Mikut tim detit!
Mendove se u tremba?!
Mendove se s’do vija?!
C’ishin ato dallge që ngrite!?
C’ish ai gjëmim vetmie?!
Kush tha se paska fund,
u braktiska miqësia?!
Le te vijë e prap do shkojë.
Kush u trembka nga stuhia?!
Mendove se u tremba?!
Pandehe se s’do vija!?!





