Deputeti i PD-së, Dashnor Sula sfidoi shumicën socialiste në Kuvend duke deklaruar se nëse pas 14 Majit inceneratori i Elbasanit ka punuar një ditë, do të jepte dorëheqjen.

“Punoi vetëm dy javë përpara 14 Majit. Nëse punon pas 14 Majit unë jap dorëheqjen. Sfidoj shumicën, qeverinë.

Arben Ahmetaj u tregua burrë i zgjuar që iku, ai është tmerri juaj edhe në gjumë.

Do të vijë ora dhe dita që do të tregojë dhe do të denoncojë. Unë ta kaloni një vit, dy apo tre, por të gjithë do të japin llogari” tha ai.

Ministri Taulant Balla reagoi duke i thënë “zoti Sula, mos e digj mandatin kot, shko dhe digje nesër kur të digjen edhe 90 tonë të tjera. Ka qenë në punë. Dash, inceneratori punon”.