Modeli Elton Ilirjani dominoi skenën e modës së stilistëve dhe artistëve Latino Amerikanë.

Pak ditë më parë, u zhvillua për të gjashtin vit, LATAM Art Exhibition & Runway Show.

Eltoni tërhoqi vëmendjen, me pjesëmarrjen në “finalet” e 3 shfaqjeve duke dalë në skenë bashkë me stilistët, duke e bërë modelin të ndihet i nderuar.

Në shfaqjen e fundit të modës për vitin 2023 per stilisten e famshme kolumbiane, biznesmeni homoseksual shqiptar Eltoni doli me dekolde të hapur me një varëse me shqiponjën dykrenare të Shqipërisë, duke ia ekspozuar medias ndërkombëtare.