Sot kishin liridalje nga shtëpia nënat me fëmijë deri 10 vjeç, të cilat populluan rrugët e Durrësit dhe shëtitoren bregdetare. Ndërsa ka publikuar një foto nga Sfinksi plot e përplot me njerëz, nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku, ngre disa pyetje për kreun e ekzekutivit, Edi Rama.
Duke ironizuar me daljet me orar të pensionistëve dhe nënave me fëmijë, të cilat i vendos vetë kryeministri Rama, Boshku pyet se: “Çfarë lloj plani masash janë këto?”
“O RAMAzon mos u tall me sakrificën e të gjithë Shqipëtarëve”,– e mbyll postimin e tij Boshku.
Postimi i plotë:
A ka mundësi të më shpjegojë njeri se çfarë lloj karantine është kjo ?
Çfatë lloj strategjie është kjo?
Çfarë lloj plan masash janë këto?
Del një i marrë e thote sot dalin të moshuarit…
Neser gratë me femijët…
Pasnesër rinia…
Pastaj do dalë datilindja e 1980…
O RAMAzon mos u tall me sakrificën e të gjithë Shqipëtarëve.





