220 nxënës të 12 shkollave 9-vjeçare në Durrës kanë marrë pjesë në aktivitetin masiv “Zumba show”, të zhvilluar paraditen e sotme tek “Sfinksi”.
Aktiviteti i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe DAR Durrës, në bashkëpunim dhe me drejtoritë e 12 shkollave përkatëse, kishte për synim t’u mësonte nxënësve pjesëmarrës 2 koreografi, të cilat do të mësohen më pas nga nxënës të tjerë të shkollave respektive, për të kulmuar me një aktivitet edhe më masiv në Ditën Olimpike.
Qindra nxënës të shkollave të Durrësit, të sinkronizuar në lëvizjet e tyre, dhuruan një spektakël të bukur tek “Sfinksi”, duke i dhuruar një gjallëri të veçantë këtij vendi, që tashmë është kthyer në një simbol të qytetit bregdetar.





