Sekretari i Përgjithsëm i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata ka publikuar disa foto ku shfaqet kryeministri Edi Rama teksa shoqërohet nga ish-deputeti socialist, Shkëlqim Selami, të cilit në vitin 2016 KQZ i hoqi mandatin pasi nuk kishte treguar për arrestimin në Itali.

Gjata shkruan në Facebook se Rama po s’fidon publikisht Yuri Kim dhe mesazhin e saj për të mos futur në lista kandidatë të inkriminuar.

STATUSI I PLOTË

Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për tu ndarë prej tyre. Shefi i Rilindjes u shfaq sot në Vlorë gjatë një përurimi në krah me ish-deputetin e larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesmarrës në organizata kriminale, Shkelqim Selami.

Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren.

Një paralajmërim të tillë Ambasada Amerikane e ka bërë edhe më parë, por gjithmonë Edi Rama e ka injoruar, sepse ai e ka të qartë se pa mbështetjen e krimit të organizuar nuk fiton kurrë zgjedhjet. Edi Rama është peng i krimit dhe pa largimin e tij politika nuk mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.