Kritiku i artit, Vittorio Sgarbi ka prezantuar në revistën Chi, një tjetër vajzë të tij, por kjo është gjysmëshqiptare. «Kam pasur fat me fëmijët. Meritë e mamave të tyre që kanë qenë të zonja. Alba, vajza ime e fundit, nuk mund të ishte më e mirë sesa kaq, është e zgjuar, elegante, serioze dhe do martohet vetëm në kishë, mundësisht shpejt. Dhe është shqiptare, populli që preferoj. I kam mbrojtur gjithmonë shqiptarët nga ligësia e shtypit dhe kam madje dhe një vajzë shqiptare».
Kështu, me pak nga ironia e tij, therrëse, Vittorio Sgarbi flet për vajzën e tij të panjohur: e ka emrin Alba, është 17 vjeç dhe mban mbiemrin e kritikut të njohur të artit që ka pasur një marrëdhënie me Kozetën, këngëtaren lirike shqiptare. Ai e ka prezantuar për herë të parë të bijën, ekskluzivisht në faqet e revistës Chi, edhe pse për të ishte folur para katër vitesh, pikërisht atëherë kur zhvillohej gjyqi për t’i dhënë atësinë.
Edhe pse Alba ka jetuar në Shqipëri, e kam ndjekur gjithmonë, edhe pse në largësi. Duket që është rritur mirë, mund të them që ka qenë një mundësi pozitive. Mund të mos ishte kështu. Nuk kam bërë kurrë rolin e edukatorit, nuk kam dashur kurrë familje dhe as fëmijë. Kam një konceptim nihilist të jetës, por mund të ndodhë të bëhesh baba. Në këtë pikë, edhe duke dashur ta merrja përgjegjësinë e atësisë, ndryshe nga ç’ndodhi me Evelina-n, vajzën më të vogël që e kam njohur menjëherë, me Albën na u desh të prisnim sepse e ëma kishte një burrë tjetër. Tani Alba mban mbiemrin tim”, ka thënë Sgarbi për Chi.
“Alba është studente elektronike në Tiranë dhe është shumë fetare. Jam një tip që nuk afeksionohem, por më pëlqen të kem njerëz rrotull…Mendoj të bëj fëmijë të tjerë”,- ka thënë ai.
Sgarbi është një kritik arti që njihet nga publiku sepse drejton dhe merr pjesë në disa emisione televizive.





