Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij një ditë më parë.
Në një shënim në gazetën e njohur italiane “Corriere della Sera”, Sgarbi shkruan se ai është pranë kryeministrit Rama në këto momente të vështira për të.
“Dashurinë për Italinë dhe shpirtin italian të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, ia njohim të gjithë dhe i jemi mirënjohës për ndihmën ndaj Italisë, që është edhe e tij, në kohë të vështira, me fuqi të kufizuara, por plot zemërgjerësi. Për këtë, Vittorio Sgarbi i është pranë, e të gjithë italianët e tjerë mirënjohës, në çastet e humbjes së nënës së tij të jashtëzakonshme, që i mëkoi dashurinë për bukurinë”.





