5 qershor 2015 – Me origjinë është nga Durrësi, por diplomati e publicisti Shaban Murati është nderuar me titullin “Fisnikëria e Tiranës”. Në një ceremoni të zhvilluar në Akademinë e Shkencave, në prani të shumë kolegëve, diplomatë, shkrimtarë e gazetarë Murati është nderuar për të gjithë kontributin që ka dhënë në këto fusha. Ish-ambasadorit në Suedi, Serbi e Maqedoni i është dorëzuar titulli nga Shoqata Tirana. Në ceremoni folën shumë ambasadorë e historianë që përmendën veprën e Shaban Muratit. Mes tyre dhe publicisti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila. Ai theksoi faktin e origjinës nga Durrësi të Muratit. “Titulli i parë duhej t’i jepej nga Bashkia e Durrësit, por Vangjush Dako është i zënë duke u marrë me Tina Tërnerin dhe harron personalitetet tona”, tha Hila.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





