Tha se do të largohej nga posti për t’iu përkushtuar familjes në Kosovë, por duket se Besa Shahinit nuk i ndalen ambiciet politike.
Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kryeministrisë, ku ishte e pranishme edhe pasardhësja e saj në postin e Ministres së Arsimit, zonja Shahini tha se do të angazhohet në një të majtë të vërtetë dhe jo propagandistike.
Pjesë nga diskutimi:
Shahini: Do të angazhohem me të majtën, për një të majtë të re, demokratike, jo propagandistike, jo demagogjike, një të majtë që ngërthen diskursin feminist përtej përfaqësimit.
Rama: E majta jonë pra…
Shahini: Përfaqësimi gjinor që keni realizuar ju është i domosdoshëm, është hapi i parë por nuk mjafton…





