Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini me anë të një videoje ka prezantuar mënyrat që planifikohen për mësimin online nëpërmjet platformës Akademi.al, si dhe atë në distancë nga kanali RTSH Shkollë.
“Paralelisht, përveç orëve mësimore që do të ndjekin në shkollë, si dhe qasjes tashmë të konsoliduar ndaj kanalit të dedikuar “RTSH Shkollë”, nxënësit tanë do të kenë akses edhe në platformën shkollore “Akademi.al”, e cila do të jetë një shtyllë ekstra dhe e rëndësishme për t’u ardhur në ndihmë atyre të mos humbasin mësimet e tyre në çdo situatë sipas ecurisë së pandemisë.
Me mikun tonë Roberto, përfaqësues i UNICEF Albania, ndoqëm nga afër se si do të funksionojë kjo platformë shkollore, e cila do të lançohet më datë 14 shtator.”, shkruan ajo në Facebook krahas videos.





