Deri tani Ministria e Arsimit nuk ka marrë ende një vendim për ecurinë e zhvillimit të mësimit, pas situatës së krijuar me koronavirusin. Në një videomesazh, ministrja Besa Shahini u shpreh se nëse procesi mësimor do të shtyhet sërish mësimi virtual do të vazhdojë, madje do të bëhen edhe vlerësime për nxënësit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Besa Shahini: Nëse jemi të detyruar ta shtyjmë mësimin përtej datës 23 mars, një vendim që ende nuk është marrë, por nëse merret ne do jemi të gatshëm që mësuesit ti orientojmë drejt një vlerësimi që mund të bëhet përmes rrjeteve sociale.

Shahini ka edhe një kërkesë për mësuesit dhe prindërit.

Besa Shahini: Duam që ta na sillni modelet e punës tuaj që të krijojmë një udhëzues për të gjithë mësuesit me format më të mira dhe më praktike të punës mes mësuesve dhe nxënësve.