ITALI, 20 shkurt 2013– “Sa herë ke bërë seks…..a mund të ti shoh të pasmet”?. Kjo ka qenë shakaja pa kripë, batura e radhës e Silvio Berluskonit ndaj një gruaje 30-vjeçare në Itali.
Protagoniste e ngjarjes mësohet se ka qenë Angela Buro. Ish-kryeministri italian gjatë një takimi në prag të zgjedhjeve parlamentare në Itali bëri shakanë në fjalë ndaj gruas që punon në një firmë për energjinë e rinovueshme.
Videoja e kësaj skene është hedhur në YouTube. Gruaja tha për median se vajza e saj 13-vjeçare kishte qarë për ditë të tëra për shkak të imazheve të ngjarjes.
“Dua të kërkojë ndjesë për të gjitha femrat italiane sepse ato nuk duhet të fyhen në këtë mënyrë, në punë apo jashtë saj”, tha 30-vjeçarja, duke shtuar: “kjo është Italia, të cilën unë nuk e dua më dhe shpresoj që askush të mos e dëshirojë”.
“Bruno u duk sikur u kënaq gjatë bisedës, i sugjeroji 30-vjeçares të mos lexojë gazetat e majta, të cilat sipas tij e kanë ekzagjeruar diskutimin”, tha Berluskoni.