20 korrik 2014 – Një nga pasagjerët e “Malaysia Airlines” i cili humbi jetën në aeroplanin që u qëllua në lindje të Ukrainës, kishte bërë shaka duke thënë se nuk do të kthehej nga pushimet në Evropë.

63 vjeçari Howard Horder, i kishte thënë vëllait të tij se meqë po fluturonte me “Malaysia Airlines” nuk kishte marrë biletë kthimi.

Me këtë ai i ishte referuar zhdukjes së fluturimit MH370 të “Malaysia Airlines”, i cili në muajin mars po fluturonte nga Kuala Lumur.

“Fola me të dy ditë para se të shkonte në pushime dhe ai më tha se po fluturonte me “Malaysia Airlines”, tha Glenn Horder.

“I thashë, vërtetë?, tregon ai, “Po, kam blerë biletë vetëm një drejtimëshe”, tregon ai shakanë e të vëllait.

“Ai kishte blerë biletë kthyese, por ky ishte sensi i humorit të vëllait tim”, tha ai.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/