Pjesë e dosjes “Pandora Papers”, mes politikanëve e liderëve botërorë, janë edhe personazhë të njohur showbizi e sporti.
Bëhet fjalë për këngëtaren kolumbiane Shakira, emri i plotë i të cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll. Avokati i Shakirës sipas mediave ndërkombëtare bëri me dije se llogaritë e saj “offshore” janë të deklaruara dhe nuk i kanë sjellë asaj ndonjë avantazh përsa u përket tatimeve.
Një tjetër personazh është ish-super ylli i kriketit Sachin Tendulkar nga India. Avokati i këtij të fundit nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Personazhi i tretë është supermodelja Claudia Schiffer. Përfaqësuesit e Schiffer thanë se supermodelja i paguan saktë taksat e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku dhe jeton.