Atë jemi mësuar prej vitesh ta shohim me flokët bjondë, por këngëtarja kolumbiane Shakira, tashmë ka vendosur të bëjë ndryshimin rrënjësor në pamjen e saj. Ajo i ka lyer flokët në ngjyrë të kuqe.
"Flokëkuqet argëtohen më shumë”- ka shkruar ajo përbri fotos që ka postuar në rrjetet sociale. Ndoshta është edhe për efekt të videoklipit të ri të titulluar “El Dorado”, por presim në vazhdim nëse do vazhdojë të mbajë të njejtën ngjyrë.





