Këngëtarja kolumbiane, Shakira, i dha jetë djalit të saj të parë, Milanit, në orën 9:36 minuta të mbrëmjes së djeshme.
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga futbollisti i Barcelonës në rrjetin shoqëror “Twitter”, Pique e konsideroi lindjen e djalit si lajmin “më të gëzuar të jetës”.
”Emri Milan do të thotë i dashur dhe shpirtmadh në gjuhën slave ndërsa në latinisht, do të thotë i vendosur dhe punëtor. Në gjuhën sanksrite kupton bashkimin”, shkruante Pique në deklaratën e tij.
Këngëtarja 35-vjeçare, e cila u njoh me katalanasin përpara dy vitesh, zbuloi shtatzaninë e saj për herë të parë në muajin shtator.