Shakira është artisja e fundit që ka shitur të drejtat e saj muzikore për një shumë miliona dollarëshe, raporton BBC.
Të gjitha 145 këngët e saj, duke përfshirë “Hips Don’t Lie”, “Whenever, Wherever” dhe “She Wolf”, janë të përfshira në marrëveshje.
Këngët e kanë bërë atë këngëtaren më të shitur latine të të gjitha kohërave, me 80 milionë disqe të blera në të gjithë botën.
Ajo nënshkroi marrëveshje me kompaninë Hipgnosis Song Fund, që gjithashtu kohët e fundit bleu muzikën e Bob Dylan dhe Neil Young.
Hipgnosis ka harxhuar miliarda dollarësh gjatë viteve të fundit, duke blerë të drejtat muzikore të artistëve si Nile Rodgers, Bob Dylan, Blondie, Barry Manilow, Chrissie Hynde dhe Fleetwood Mac’s Lindsey Buckingham.
Që nga publikimi i albumit të parë të këngëtares latine në vitin 1991, në moshën 13 vjeç, ajo ka shitur më shumë se 80 milion albume, fitoi tre Grammy Awards dhe 12 Latin Grammy Awards.





