Tiranë, 25 gusht 2014 – Herolind Shala ndodhet mes dilemës për të përfaqësuar Shqipërisë ose Kosovën. Mesfushori 22-vjeçar që luan në Norvegji me Odd ka marrë së fundmi një ftesë nga trajneri I Kosovës, Albert Bunjaki për miqësoren me Omanin që do të zhvillohet më 7 Shtator në Prishtinë, por përgjigjja e tij ka qenë negative. Të paktën për momentin, pasi në të ardhmen, nëse Giani De Biasi nuk preferon ta grumbullojë me kuqezinjtë, atëherë ish-mesfushori I shpresës do të përfaqësojë Kosovën. Në një prononcim për mediat kosovare Shala ka zbuluar se është telefonuar dy herë nga përzgjedhësi i Kosovës Bunjaki, por dëshira e tij është të luajë me Shqipërinë, ndaj pret një telefonatë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Për momentin De Biasi nuk ka dhënë sinjal se ka nevojë për Shalën, por nuk përjashtohet mundësia që 22-vjeçari të grumbullohet nga italiani që ka mungesa të rëndësishme në mesfushë.

Forma e treguar nga mesfushori me origjinë nga Kosova ka ngjallur interesimin e Norvegjisë madje vetë lojtari e ka pranuar se në rast se i vjen një ftesë nga përfaqësuesja nordike mund ta marrë në konsideratë, siguisht nëse Shqipëria nuk shfaq më interes për të.
Herolind Shala është aktivizuar në 7 takime më U-21 që drejtohet nga Skënder Gega, duke shënuar dy gola në eliminatoret me Hungarinë dhe Austrinë në transfertë takime që kuqezinjtë e Shpresës I fituan respektivisht 0-2 dhe 1-3.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/