TIRANË – Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi ka folur për çështjen çame duke theksuar se adresimi i saj duhet të bëhet në përputhje të së drejtës ndërkombëtare. “Për çështjen çame nuk kemi heshtur, duhet të jemi seriozë. Adresimi i çështjes çame duhet të bëhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”,- tha ai. Shalsi vuri theksin mbi faktin se çështja çame duhet “të zhvishet nga interesat politike”.
Ndër të tjera, deputeti i PS-së tha se në 2013, opozita do luftojë për zgjedhje të drejta. Ai deklaroi se PS-ja është e hapur për çdo koalicion që do të rrëzojë Berishën. “Shqiptarët nuk kanë më besim tek zgjedhjet e manipuluara. Në 2013 do luftojmë për zgjedhje të drejta. Jemi të hapur për çdo koalicion që do rrëzimin e Berishës”,- tha ai.