TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi ka vijuar dhe ditën e sotme akuzat kundër qeverisë për shitjen e 4 hidrocentraleve.
Shalsi ka kërkuar që ekzekutivi të japë përgjigje se përse duhen shitur këto hidrocentrale dhe nëse fitojnë qytetarët nga këto shitje e kësaj pasurie të përbashkët.
“Do shiten 4 HEC-et me 1.4 milionë euro për megavat të instaluara.
Qeveria nuk ka bërë asnjëherë publike bilancet të këtyre hidrocentraleve në mënyrë që qytetarët të gjykojë këtë privatizim për të cilin nuk ka pasur konsulta me ekspertë apo specialistë të fushës”, tha Shalsi.