Shani Louk, 22-vjeçarja gjermane e rrëmbyer nga terroristët e Hamasit, raportohet se është ende gjallë.

Mediat e huaja shkruajnë se nëna e 22-vjeçares ka deklaruar se vajza e saj është ende gjallë, ndonëse në gjendje kritike për jetën.

Rrjetet sociale u mbushuën me pamjet dramatike të rrëmbimit të saj nga Hamas, teksa i zhveshën rrobat dhe e paraduan përmes Gazës në pjesën e pasme të një kamioni.

Louk, një artiste tatuazhesh e rritur në Izrael u rrëmbye gjatë festivalit të muzikës “Tribe of Nova”, mbi 260 të rinj dhe të reja që ndodheshin me të, nuk arritën të shpëtonin të gjallë pasi terroristët e Hamas nisën të hapin zjarr ndaj tyre.

Të martën, familja e Louk njoftoi se kishte prova që Louk është ende gjallë. Faqja gjermane e lajmeve Blick raporton se nëna e saj tha se ajo ishte në një spital në Gaza me lëndime të rënda në kokë.

“Tani kemi më shumë informacione se Shani është gjallë”, tha nëna e saj për kanalin televiziv NTV, duke shtuar se ajo e mori informacionin nga burime të paidentifikuara palestineze.

Nëna shtoi se Louk është plagosur rëndë dhe i kërkoi qeverisë gjermane ndihmë dhe veprim të shpejtë.