Një 23 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Gramshit.
Blutë njoftojnë se i riu ka shantazhuar në rrjetet sociale një 17-vjeçare.
Për pasojë 17-vjecarja ka konsumuar një sasi lëndësh mjekësore.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka shantazhuar në rrjete sociale, një 17-vjeçare, e cila për këtë shkak ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. K..