Gjykata e Korçës ka lënë në burg tre të rinjtë, të cilët nëpërmjet shantazhit arritën t’i merrnin një 17-vjeçareje një sasi të madhe parash.
Në seancën për njohjen me masën e sigurisë, prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës arrest me burg për Eris Beqo, Kasandro Pashollari dhe Xhuliano Dapellari, kërkesë që u pranua nga gjykata. Ndërkohë vijon të mbetet në kërkim i riu tjetër Kristian Ali, i cili dyshohet të jetë larguar jashtë vendit.
Të katër të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shantazhuar për një periudhë një 17-vjeçare duke i marrë një shumë prej 8 mije eurosh dhe 200 mije lekësh. Pas denoncimit të vajzës policia nisi hetimet për grupin e të rinjve, duke arritur të arrestojë të shtunën 3 prej tyre.





