DURRËS, 10 tetor 2014– Policia italiane arrestoi  Shaqir Dragjoshin, 52 vjeç lindur në Kukës dhe banues në qytezën e Ceva-s në Provincën e Kuneos (Cuneo). Shaqiri është pronar i një firme ndërtimi të quajtur “Construzioni Fratelli Dragjoshi S.R.L.”. Ai u arrestua për dhënie rryshfeti të arrestuarit tjetër Carlo Liberati, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Manet, që ndërtonte banesa për llogari të Agjensisë Territoriale të Banesave (ATC). Në fillim ishin rryshfete 1000-1 500 euroshe, më vonë u shndërruan në një pagesë konstante prej 300-500 euro çdo dy muaj. Pas arrestimit, gjykata dha për Shaqirin masën e sigurisë arrest shtëpie.

Shqiptarët edhe në Itali nuk heqin dorë nga zakonet e këqija të Shqipërisë siç është edhe rryshfeti. Çuditërisht në Itali shteti edhe funksionon, kështu që ndryshe nga Shqipëria, madje edhe një drejtor i përgjithshëm mund të shkojë në burg për mikro-rryshfete prej  1000-1 500 eurosh.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/