10 shkurt 2015 –  Futbollisti i Interit, Xherdan Shaqiri, dhe bashkëlojtari i tij kroat, Mateo Kovaçiç kanë përshëndetur shqiptarët me shenjën e shqiponjës.

Nuk është e hera e parë që Xherdani ka bërë shenjën e shqiponjës duke treguar origjinën e tij, ndërsa këtë herë atij i është bashkangjitur edhe kolegu i tij, mesfushori kroat, Mateo Kovaçiç.