Përfaqësuesi i LSI-së për Shijakun, Bahri Shaqiri ka denoncuar në rrjete sociale se në Kapitenerinë e Portit të Durrësit gjenden të punësuar kapitenë me diploma falso dhe inspektorë pa asnjë ditë pune e përvoje në det.

Sipas Shaqirit, Kapiteneria e Përgjithshme dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare që sot është vegël e oligarkëve që kanë zaptuar portin nuk ka shtuar kapacitet të punonjësve të kualifikuar e vazhdon të mbajë në detyrë punonjës jo-profesionistë.

POSTIMI I PLOTË

Kapiteneria e Portit të Durrësit pa specialistë.

Teksa kryeministri në ikje vazhdon përrallat e tij elektorale për transformimin e Portit të Durrësit në Kapitenerinë e Portit të Durrësit gjenden të punësuar Kapitenë me diploma falso dhe Inspektorë pa asnjë ditë pune dhe përvoje në det.

Si të mos mjaftonte kjo ka edhe mungesa të theksuara të specialistëve.

Kapiteneria e Përgjithshme dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare që sot është vegël e oligarkëve që kanë zaptuar portin nuk ka shtuar kapacitet të punonjësve të kualifikuar e vazhdon të mbajë në detyrë punonjës jo-profesionistë.

Në qeverisjen e re Kapiteneria e Durrësit do të ketë zv. Kapitenin njëkohësisht dhe rolin për lëndët e rrezikshme dhe mjedisin (MARPOL), specialistë për EDRMS dhe një staf të mirëkualifikuar specialistësh.

Të gjitha kapiteneritë do të kenë një inspektor që do të mbulojë kontrollin e Kalatave, akuarjumit portual si dhe Radën.Si edhe Inspektor për monitorimin e peshkimit dhe regjistrimit.

Do vihet në zbatim një projekt i ri për menaxhimin e Portit të Durrësit dhe të gjithë porteve të Shqipërisë, në mënyrë që të jemi në kërkesat dhe standardet e kërkuara nga IMO dhe jo të propagandave boshe dhe përrallave elektorale.

Bahri Shaqiri

LSI Durrës