15 dhjetor 2014 –  Xherdan Shaqiri një legjendë e futbollit zviceran. Lojtari me origjinë shqiptare është përfshirë në librin e artë të futbollit të vendit helvet, ku flitet për futbollistët më të mëdhenj të këtij vendi dhe gjithashtu për 750 ndeshjet ndëkombëtare të zhvilluar nga kjo kombëtare prej vitit 1905 deri në vitin 2014.

Libri, i cili ka dalë në shitje këto ditë, ka në total 544 faqe, në të cilat përshkruhen dhe detaje të jetës dhe karrierës së futbollistëve të përzgjedhur. Shaqiri është i vetmi lojtar i dekadës së fundit, së bashku me Alexander Frei që janë përshkruar në të, madje foto e lojtarit të Bajernit të Mynihut është vendosur dhe në kopertinë në plan të parë.