Gjermani, 14 shtator 2014 – Besohet se Pep Guardiola i ka thënë Ribery-s të luajë në një pozicion tjetër, ndërsa në vendin e tij të luajë Xherdan Shaqiri.
Kjo si duket e ka irrituar shumë francezin, i cili nuk ka hezituar fare që të fillojë një debat me trajnerin e tij.
Pas disa minutave debat, Ribery dhe Guardiola kanë arritur një marrëveshje duke bërë që stërvitja të zhvillohet në sistem normal.
Shaqiri është duke u kërkuar nga Liverpooli dhe Juventusi, të cilët janë të gatshëm të bëjnë ofertë për shërbimet e tij gjatë janarit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





