Xherdan Shaqiri do të vazhdojë të qëndrojë te skuadra e Stoke City. Lajmi konfirmohet nga trajneri Mark Hughes, i cili gjatë një interviste për mediat angleze konfirmoi se futbollisti nuk do të largohet nga skuadra gjatë merkatos së janarit.
Numri një i stolit deklaroi se 26-vjeçari është shumë i rëndësishëm për lojën dhe vazhdimësinë e skuadrës. Xherdan Shaqiri është pjesë e klubit anglez që nga korriku i vitit 2015 kur u transferua nga Interi për shumën e 14.5 milionë eurove.





