Ndeshja e 11 qershorit në Lens mes Shqipërisë dhe Zvicrës do të jetë një sfidë e vecantë për kuqezinjtë por gjithashtu dhe për kombëtaren helvete, bërthama e së cilës përbëhet pikërisht nga futbollistë shqiptarë. Pikërisht kjo përballje por dhe jeta e Shaqirit në Angli ishin në fokus të një reportazhi të realizuar nga zvicerania Blick me futollistin e Stoke City-t.
Një sfidë mes shqiptarësh, të cilën Shaqiri deklaron se do të kishte dashur ta evitonte por jo për shkak të vecantisë që ajo paraqet por sepse do të ishte më mirë që Zvicra të ndeshej me një kundërshtar të ri, me të cilin nuk ishte përballur asnjëherë. I pyetur se për kë do të bëjë tifo familja e tij, Shaqiri gjatë intervistës pranon se për ta do të jetë një ndeshje e vecantë por gjithsesi familja do ta mbështesë ndërkohë që shton se gjithsesi ka ende kohë për të menduar për këtë sfidë.
Ndërsa sa i përket kritikave të mundshme që mund të vinë nga mediat shqiptare për zgjedhjen e tij, të Behramit dhe Xhakës për të luajtur me Zvicrën ai theksoi se tashmë është mësuar me dicka të tillë dhe nuk do të ishte e papritur. Ndërkohë që ka evituar komentet e zgjatura për të ardhmen e tij me Kosovën në momentin që kjo e fundit do të pranohet nga Fifa, duke theksuar se për momentin ndihet mirë në përfaqësuesen zvicerane.
Në fund Shaqiri është përgjigjur shkurtimisht dhe për deklaratën e dhënë nga Petkovic pas hedhjes së shortit, që deklaroi se Cana do të ishte i vetmi futbollist i Shqipërisë që do të dëshironte te Zvicra. Për Shaqirin dicka e tillë nuk ka shumë rëndësi pasi është një deklaratë që në fakt është bëra nga trajneri dhe të tilla zgjedhje i di ai më mirë.