DURRËS, 3 nëntor 2014–  E përditshmja italiane, Tuttomercatoëeb raporton se Xherdan Shaqiri mund të transferohet te Tottenhami gjatë afatit kalimtar dimëror. Skuadra italiane, Juventusi ka shprehur interes për një kohë të gjatë për shërbimet e Shaqirit, e ardhmja e të cilit është shumë e pasigurt.

Në anën tjetër, në Angli, është skuadra e Liverpoolit që është duke monitoruar situatën e mesfushorit për një kohë të gjatë. Ai ka kërkuar largimin nga Bayerni, mirëpo Guardiola nuk është duke lejuar një gjë të tillë, pasi e konsideron Shaqirin të rëndësishëm për skuadrën e tij.