7 mars 2015 – Flet më në fund Xherdan Shaqiri, por kësaj radhe jo për futbollin. Yllit të Interit i pëlqen shumë aktorja e famshme australiane Margot Robbie. Kjo ka bërë që gjilanasi ta shohë disa herë filmin e famshëm "The Wolf of Wall Street", në të cilin luan edhe Robbie. "The Wolf of Wall Street është filmi im i preferuar. E kam parë disa herë. Ka gjithçka. Edhe aktorja bionde, Margot Robbie, nuk është e keqe", ka thënë Shaqiri për portalin italian "calciomercato.com".

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/