Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme pasi ka ushtruar dhunë ndaj infermierit.

Autori Bujar Çokaj ka ofenduar dhe goditur me grusht infermierin R. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2017, u arrestua shtetasi Bujar Çokaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, sepse në Urgjencën e QSUT-së, për shkak të detyrës, ka sharë, ofenduar dhe goditur me grusht, infermierin R. K., 25 vjeç, banues në Tiranë. Parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.